Ne Bashkimin Evropian, më të këqinjte arrijnë ne pushtet

This article has been translated into Albanian by Leurant Syla. The English original of this article was an op-ed of mine published by the Washington Examiner.

Si një qytetar i Luxemburgut që, për 18 vitet e para të jetës se tij, e ka njohur vetëm një Kryeministër, mund të ju them se « fjalimi e fuqishëm » që është në përdorim kundër Mbretërisë se bashkuar nuk vlejn aq shumë sa që mediat dojnë që ju të besoni.

Juncker, që ishte Kryeministri i Dukatit të madhë të Luxemburgut prej vitit 1995 deri ne vitin 2013, është personifikimi i gjithçka që duhet qërtuar ne politikën e sodit: një Student i një Fakulteti të Drejtësisë që gjatë jetën së tij nuk ka punuar kurrë, bëhet Sekretar i Partisë së qendrës së dhjathtë të Luxemburgut, pastaj bëhet nxënësi i Kryeministrit (Jaques Santer, ish-Kryetar i Komisionit Evropian) e më së fundmi arrijnë ne qeverinë e Luxemburgut dhe qëndron aty për 30 vite.

Jean-Claude Juncker gjithmonë ka arritur te mbajë një popullaritet të madhë në Luxemburg. Kur Dukati i madhë e mbajti referendumin për kushtetutën evropiane në 2005, Juncker-i e bashkoj të ardhmën e tij me atë të referendumit. Në Mbretërinë e bashkuar, të mbashë një qëndrim të tillë duket i logjikshëm, por ne Luxemburg votuesit kishin frikë: çfarë do të bënim po na iki ky politikan, që na bindi se bashkë me të ishim një shtet i rëndësishëm ? Si rezultat, 56% i than po referendumit.

Ne duhët të kujtohemi se pse Juncker-i ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si Kryeministër: gjatë një skandali të madhë përgimesh është zbuluar fakti që Juncker kishte, përsëritshmërisht, injoruar që shërbimet sekrete të Luxemburgut kishin drejtuar veprime të paligjshmë, por problemi ishte që ky shërbim ishte nën përgjegjësinë et tij.

Kur ju paraqit një raport nga opozita politike që përmbajke 140 shkelje të tij, ai u pergjigjë duke iu referuar cilësive të tij si udhëheqës. Luxemburgu do ishte ende i panjohur pa madhërine e tij. Por, Juncker-i u gjind në një pozitë mbrojtëse, ai më rregulisht u largojke nga shteti për të vizituar shokët e tij ndërkombëtar duke vërtetuar rëndesinë e tij Këshillit Evropian, në vend se të mirret me krizën politike që përballojke shteti i tij.

Partnerët e tij të koalicionit, socialistët, më në fund e braktisën; një përçajre e parë në karrierën e tij.

Një ide existon dhe qarkullon tek një numër i konsiderueshëm të euroskeptikëve, sipas kësoj ideje, duhet te humbasësh një zgjedhje që të bëhesh anëtar i Komisionit Evropian, Juncker do ishte një shembull i mirë. Por, ish-Kryeministri nuk i humbi zgjedhjet që erdhën pas dorëheqjes së tij në vitin 2013. Përkundrazi, partija e tij e qendrës së djathtë e kishte fituar një te tretës të votave kështu që ishte ende partia e parë në Dukatin e madhë. Por, tre partitë e opozitës formuan një koalicion pa Juncker-in. Mospjesëmarrja e fundit e partisë së Juncker-it (CSV) ne qeveri daton nga viti 1974 deri në 1979.

« Zgjedhja » e tij si President i Komisionit Evropian nuk mund ishte penguar.

Pas të gjithave, skenaret katastrofik që do të ndodhëshin pas daljes se Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (të cilët u demonstruan të jenë gati të gjthë të gabuar) nuk paten efekt n’elektoriatin britanik. Me një pjesë te madhe të Britanikëve që nuk kishin ide se kush ishte Jean- Claude Juncker, ai duhet të bëj hesapin se efekti i tij nëpër kontinent është plotësisht anësor. Idealizmi i tij do te kapet nga realiteti politik, e njejta gjë do të ndodhë kur Gjermania do te dojë të vazhdoj të shesë veturat Volkswagen dhe Belgjika birrën Stella nëpër ishujt britanike. Por këtë herë, ai nuk do të negocijojë me 300 000 votues, por me fuqinë e pestë ekonomike ne Botë.

Juncker është experti i urtësisë së ashtuquajtur. Duke dashur që ta rrisim ne nivelin e njejtë si Jean Monnet ose Robert Schumann; ai dëshiron më së shumti Bashkimin e vjetër evropian dhe mendon se do t’ja arrij duke përdurur të njejtin fjalim të fuqishëm që e përdori në Luxemburg.

E vërteta do ti tregojë se po gabohet.

Ne duhet të konsiderojmë se dorëheqja e Juncker-it nga posti i Kryetarit të Komisionit evropian, që është kërkuar nga ministri i punëve të jashtme çek, nuk mund të na sjell tek problemi themelor që është centralizimit të pushtetit të Bashkimit evropian.

Pushteti më pak i korrupton njerëzit sesa që i tërheq që nga fillimi ata të pandershëm.

Njerëzit pa ndërgjegje do te kenë më së shumti sukses thojke Friedrich Hayek, nuk ka fjalë më të përshtashëm për të përshkruar shakanë e politikaneve kombëtar pensioner që janë katapultuar nëpër pozita prestigjioze të Bashkimit evropian.

Jean-Claude Juncker nuk është sëmundja, por është simptomi.

Sëmundja, është pushteti.


Pictures are Creative Commons.

Thanks for liking and sharing!

Advertisements

One thought on “Ne Bashkimin Evropian, më të këqinjte arrijnë ne pushtet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s